Prapaskenat e marrëveshjes, si Gjici i dërgoi Cungut shefin e klubit në mes të natës për ta bindur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 14, 2018 | 21:22

Prapaskenat e marrëveshjes, si Gjici i dërgoi Cungut shefin e klubit në mes të natës për ta bindur

Armando Cungu është zyrtarisht trajneri i ri i Kukësit. Presidenti Safet Gjici i kishte menduar mirë gjërat përpara se të bënte lëvizjen e befasishme, atë të shkarkimit të austriakut Peter Pakult. Cungu ka një histori suksesi me Kukësin, pasi e ka drejtuar në debutimin në Kategorinë Superiore në sezonin 2012-2013.

Cungu

Për më tepër, Cungu ka arritur të kalojë tre ture në Ligën e Europës në drejtimin e Kukësit. Gjatë qëndrimit në Shkodër një ditë para ndeshjes me Valetën, kreu i klubit verilindor është takuar me Cungun në prani të disa miqve të tij. Gjici nuk ka harruar të bisedojë me trajnerin që e promovoi për një mundësi bashkëpunimi.

Barazimi në Kukësi-Valeta bëri që gjërat të përshpejtoheshin dhe pas shkarkimit të Pakult të enjten në mbrëmje, presidenti Gjici ka deleguar një prej vartësve të tij të kontaktojë rreth orës 02:00 të mëngjesit Cungun.

Kukesi

Mësohet se ka qenë vetë shefi i klubit, Jonuz Hallaçi, i cili ka njohje të vjetër me Cungun. Për këtë lëvizje, Gjici ka marrë dhe mendimin e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi. Natyrshëm që ky i fundit ka dhënë pëlqimin e tij. Nexhipi është sërish në krye të projektit të Kukësit aktual dhe të së ardhmes, duke u rikonfirmuar si njeriu kyç i këtij klubi mbas presidentit.

SKERDILAID SULOZEQI

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"