Prapaskenat e duelit ndaj Atalantës, Lautaro shfryu ndaj arbitrit: Shko te Juventusi, jo këtu…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:53

Prapaskenat e duelit ndaj Atalantës, Lautaro shfryu ndaj arbitrit: Shko te Juventusi, jo këtu…

Një “Dem” nervoz, më saktë i tërbuar, dhe nuk është se i ishte përplasur përpara fytyrës kartoni i kuq. Një reagim i furishëm në sfidën e Kupës së Italisë kundër Atalantës, të kapura nga një prej kamerat anash fushës, të cilat kanë nisur që të bëjnë xhiron e rrjetit nga dita e djeshme, por nuk dihet nëse në vazhdim do të mund të ketë ndonjë marrje nën hetim nga ana e Disiplinës italiane.

lautaro

Fakti që dueli ndaj bergamaskëve pa disa përplasje të ashpra, shpërndarja e faulleve dhe kartonëve e kryesorit Kifi nuk iu duk e drejtë nga ana e Lautaro Martinezit, sulmuesit të Interit, i cili pasi u thirr në stol nga trajneri Simone Inzagi shfryu në mënyrë demonstrative:

“Të gjithë vetëm këtu në ‘San Siro’ vërshëllejnë. Shko te Juventusi shko k…”. Një reagim shumë i ashpër i Lautaros, por që është bërë publik vetëm në orët e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"