Prag “El Classico”, Ter Shtegen karikon skuadrën: Fitorja është gjithçka për ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 28, 2020 | 22:04

Prag “El Classico”, Ter Shtegen karikon skuadrën: Fitorja është gjithçka për ne

Portieri i Barcelonës, Ter Shtegen ka karikuar skuadrën në prag të “El Classico”-s, duke thënë se fitorja në këtë ndeshje është gjithçka për ta dhe se ata dëshirojnë të jenë më të mirë se kundërshtari.

Sipas gjermanit, Barcelona do të hyjë në fushë me qëllimin për të luajtur si gjithmonë, por gjithsesi e pranoi se kundër madrilenëve do të jetë e vështirë.

terstegenmessi-cropped_189hoxqaonrvw1uzhzhjcqnd9j

“Ne duam të luajmë si gjithmonë, të kemi zotërimin e topit dhe të jemi më të mirë se kundërshtari. Do të jetë e vështirë kundër tyre, por ne kemi lojtarë të mëdhenj. Çelësi për këtë është puna në grup. Ne duhet të jemi të përqendruar dhe të gatshëm në çdo moment. Gjithçka është në dorën tonë. Kam besim te skuadra ime,” deklaroi Ter Shtegen.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"