Portieri tradhton Elbasanin, një ekip vetëm me të rinj. Orikumi kërkon fitore historike

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 9, 2018 | 15:37

Portieri tradhton Elbasanin, një ekip vetëm me të rinj. Orikumi kërkon fitore historike

Elbasani pritej të përforcohej me një portier këto ditët e fundit të merkatos, por ndodh një kthesë 360 gradë në limitet e merkatos së verës. Jo vetëm që nuk ia dolën që ta afrojnë një “gardian”, por është larguar edhe Argjend Hasfatija, i cili ishte projektuar si portier titullar për këtë sezon.

elbasani

Kështu, verdheblutë mbeten zbuluar në katërkëndësh dhe vendi i titullarit pritet t’i besohet Ergys Dostit, portierit që ka ardhur nga të rinjtë. Megjithatë, deri në orët e fundit të mbylljes së merkatos në Elbasan pritet të hidhen në sulm për të afruar një portier, edhe pse duket e vështirë për t’u realizuar një afrim në këto kushte. U shpresua që këtë sezon të bëhej një ekip cilësor dhe me lojtarë të njohur, por deri në merkaton e janarit verdheblutë do t’i kenë varur shpresat te djemtë e rinj. Mosha më e madhe e futbollistëve është te të njëzetat, me ndonjë përjashtim të vogël, por shpresohet që eksperienca të mos ndikojë në ndeshjet e këtij sezoni. Për sa i përket sfidës së parë në Orikum, elbasanasit do të kënaqeshin me një fitore, por në të tilla kushte dhe si ndeshje e parë në transfertë, edhe një pikë mund t’u qëndronte mirë.

afas

ORIKUMI

Orikumi do të debutojë sot në Kategorinë e Parë ku do të presë në fushën e vet Elbasanin. Duket se ky sezon nis në mënyrën më të mirë për shkodranët, të cilët kanë siguruar edhe mbështetjen e një sponsori të fuqishëm.

orikumi

Sot do të prezantohen edhe uniformat me logon e re. Donatori i Orikumit, Muharem Jazo, shprehet: “Falë punës kolosale të deritanishme në grup, kemi bërë një fazë përgatitore të shkëlqyer. Me këta lojtarë dhe me stafin teknik, së bashku me drejtorin Alber Haxhija do të mundohemi të marrim maksimumin në ndeshjen e parë. Gjithashtu, nuk përjashtohet edhe puna e konsiderueshme e trajnerit Sakaj. Do të jemi një prej ekipeve që do luftojmë për vendet e para”, u shpreh Jazo.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"