“Politika na pengoi”, rrëfehet Engin Firat: Vllaznia do synojë titullin vitin tjetër, Turqia e ka të sigurt kualifikimin…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2019 | 17:08

“Politika na pengoi”, rrëfehet Engin Firat: Vllaznia do synojë titullin vitin tjetër, Turqia e ka të sigurt kualifikimin…

Engin Firat nuk duket prej muajsh në Shkodër dhe ç’është më e rëndësishmja nuk ka as kontratë me kuqeblutë, por turku vazhdon të pronocohet si drejtues klubi.

engin firat voltana ademi

49-vjeçari së fundmi ka dhënë një intervistë për portalin turk “timeturk.com”, teksa ka folur për situatën aktuale te Vllaznia, teksa nuk ka nguruar të përfshijë edhe politikën. Në fund nuk ka munguar dhe një koment në lidhje me sfidën Turqi-Shqipëri që do të zhvillohet këtë të premte.

Ju e filluat sezonin keq, por më pas u bëtë lider. Si e vlerësoni këtë proces?

Fillimi i sezonit ishte i keq për ne. Për arsye politike nuk ishim në gjendje të bënim transferime një muaj para nisjes së kampionatit. Kishte kaos politik në qytetin e Shkodrës, për shkak të zgjedhjeve lokale në Shqipëri. Para nuk kishte, pasi i gjithë buxheti i klubit vjen nga Bashkia. Të gjithë thonë se e duan ekipin, por asnjë nuk ndihmon.  Në fakt kishte shumë nga ata që u munduan ta shfrytëzojnë në favorin e tyre atë situatë. Pra është e pamundur të krijosh një ekip të ri dhe të përgatitesh për kampionat në këto kushte.

Dua të falënderoj kryebashkiaken Voltana Ademi, e cila ka qenë mbështetja e vetme në këtë proces. Bekim Mema, krahu im i djathtë në klub, bëri një përpjekje të jashtëzakonshme në këtë proces. Do kisha dashur të falënderoja disa biznesmenë për përkrahjen e tyre, por fatkeqësisht na lanë vetëm”.

Cili është objektivi për këtë sezon?

Këtë sezon kam formuar një ekip plotësisht të ri. Kanë mbërritur 14 lojtarë dhe është ndërtuar një bazë e fortë. Duam të luajmë futboll të mirë këtë vit. Vitin tjetër mund të synojmë kampionatin, duke bërë 2-3 përforcime.

Jeni mësuar me jetësën në Shkodër?

 Nuk kam pasur probleme me përshtatjen, është një vend që përafron për nga kultura me Turqinë. Për fat të keq kanë zakone të këqija si në Turqi, shumë përzihen me klubin dhe nxjerrin thashetheme. Qyteti është një vend i bukur dhe historik. Është një nga ato vende ku Turqia ka lënë gjurmët e veta. Zakonisht më thërrasin ‘turk’, jo Firat”.

engin-firat-turist

 Një koment për përballjen Turqi-Shqipëri…

Një ndeshje e vështirë, një nga sfidat vendimtare të grupit. Ky është shansi i fundit i Shqipërisë për kualifikim. Mendoj se 99% kualifikohet Turqia. Shqipëria ka gjithashtu një ekip të fortë dhe e treguan diçka të tillë në ndeshjen me Islandën. Turqia është favorite, por është një takim i vështirë. Ai që do luajë i qetë dhe me zemër do ketë epërsi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"