“Poker” ndaj Riminit, Teuta bind në miqësore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 6, 2017 | 9:26

“Poker” ndaj Riminit, Teuta bind në miqësore

Teuta fiton ndeshjen e radhës miqësore, në Itali, nga ku është duke zhvilluar fazën përgatitore. Durrsakët kanë mundur 4-1 Riminin, ekip që luan në kategorinë e 4-t italiane.

Teuta kunder Riminit

Ekipi bregdetar ka paraqitur një formë shumë të mirë fizike, në një kohë që ka dominuar gjatë të gjithë 90 minutave. Çyrbja ka hapur serinë e golave në të 25-ën. Durrsakët nuk janë tërhequr, por kanë kërkuar edhe gola të tjerë. Megjithatë, në pjesën e parë nuk arrijnë të shënojnë më.

Teuta-Rimini

Në të 53-ën, është Latif që dyfishon shifrat, ndërsa në të 75-ën, Dediç realizon golin e tretë, pas goditjes së saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Vila vulos rezultatin me golin e 4-t në të 82-ën. Teuta ndodhet në Itali ku po zhvillon fazën përgatitore të alternuar me ndeshje miqësore.

Rimini - Teuta

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"