Pogradeci mposhti Besën, trajneri Abazaj: Jemi nivel i lartë, por shpërdoruam

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2021 | 18:08

Pogradeci mposhti Besën, trajneri Abazaj: Jemi nivel i lartë, por shpërdoruam

Trajneri i Pogradecit, Ardian Abazaj nuk i kursen elozhet për lojtarët, megjithatë priste një fitore më të thellë ndaj Besës. Trajneri mendon se do të ngjiten si me “ashensor” tani, ndonëse pas javës së 11-të janë vetëm në vendin e 6-të.

Abazaj222

“Ishte një ndeshje që e kishim vlerësuar shumë. Nuk iu trembëm kundërshtarit për asnjë moment. Kisha besim se ekipi do të ishte në ditën e vet të mirë dhe ashtu ndodhi. Vërtet kemi kohë pa luajtur futboll dhe këto javët e fundit kanë qenë të sikletshme prej motit, por dëshira për të dhënë maksimumin nuk mungon kurrë.

Nga kjo sfidë e kam shumë të vështirë të dalloj më të mirin, sepse grupi tregoi nivel të lartë. Rezultati duhet të ishte edhe më i thellë, por kemi shpërdoruar. Nuk më vjen keq që edhe shpërdorojmë, sepse në fund të fundit prodhojmë lojë dhe krijojmë raste. Duhet të ecim me këtë ritëm për të kapur sa më shpejt vendin e dytë. Ky është misioni ynë tani. Ishte një fitore që na kishte munguar dhe e arritëm ndaj Besës. Kjo na rrit besimin për një ecuri të mirë”, tha tekniku i Pogradecit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"