Pogradeci-Apolonia, Koçi pagëzon me “gafë” stemën e FIFA-s (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 12, 2016 | 15:33

Pogradeci-Apolonia, Koçi pagëzon me “gafë” stemën e FIFA-s (VIDEO)

Pak ditë më parë ka festuar emërimin mes gjyqtarëve që mbajnë stemën e FIFA-s, por nëse ata që i kanë dhënë stemën do të shihnin sot drejtimin e gjyqtarit Andi Koçi në takimin mes Pogradecit dhe Apolonisë, mund të ndërronin lehtësisht mendje.

Andi Koci foto

Sfida e luajtur në Pogradec u fitua nga ekipi fierak me shifrat 1-0, falë gafave të portierit Lamellari i cili fillimisht la t’i ikte nga duart topi duke i mundësuar Kaçikut që të shënonte golin e vetëm të ndeshjes, e më pas edhe u ndëshkua me të kuq pas një goditje ndaj Uzunit.

Mali, portieri i dytë, priti penalltinë e shkaktuar nga homologu i tij me këtë rast, ndërsa Pogradeci u përpoq të kthente rezultatin gjatë pjesës së dytë, por pa sukses. Në fund, protagonist u bë pikërisht gjyqtari më i ri ndërkombëtar i cili nuk dha një karton të kuq.

pogradeci apolonia

Ai kishte ndëshkuar me karton të verdhë Mehmetin në pjesën e parë, por kur ky i fundit po vonohej për të bërë zëvendësimin në minutën e 88, i tregoi kartonin e verdhë për herë të dytë. Për çudinë e të gjithëve, Koçi nuk i dha karton të kuq futbollistit të Apolonisë, duke e lejuar të zëvendësohej  dhe t’i linte vendin në fushë një tjetër futbollisti.


Grupi B

Pogradeci-Apolonia 0-1
39’ Kaçiku

Renditja

Lushnja 28 pikë, Bylis 22, Shkumbini 21, Tomori 19, Apolonia 16, Dinamo 13, Elbasani 12, Pogradeci 11, Sopoti 10, Turbina 9.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"