“Po të ruhej ai grup, s’do kishte Skënderbe, por Besë”, Shpëtim Duro: Jam krenar që pata fatin ta…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 2, 2020 | 0:14

“Po të ruhej ai grup, s’do kishte Skënderbe, por Besë”, Shpëtim Duro: Jam krenar që pata fatin ta…

Trajneri i asaj skuadre, Shpëtim Duro, ka një “peng”, atë që grupi i lojtarëve nuk qëndroi edhe sezonin tjetër bashkë. “Jam krenar që pata fatin ta ndërtoj vetë atë ekip e ta drejtoj drejt sukseseve që arritëm. Ai grup futbollistësh përbëhej nga profesionistë të vërtetë që kishin bërë emër në ekipet ku luanin më herët.

Shpetim-Duro-470x322

Në fazën e dytë afrova Sinanin dhe sulmi me Xhafën, Cikalleshin e ri, Sinanin e Mancakun pa dyshim ishte më ideali, më i forti që kam drejtuar ndonjëherë. Nuk ndodh dy herë të kesh në sulm dy goleadorët më të mirë të Shqipërisë si Xhafaj e Sinani. Kemi zhvilluar një sezon të shkëlqyer, ku fituam Kupën dhe Superkupën.

E them me bindje se nëse do të ruhej ai grup sezonin pasardhës, nuk do të kishte Skënderbe, po Besë që do të bënte atë histori që bënë korçarët në Shqipëri dhe në Europë. Titulli? Dinamo kishte grupin që luanin bashkë disa vite dhe e thashë më lart, na duhej pak përvojë grupi të ishim kampionë”, ka thënë trajneri kryeqytetas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"