Po shkëlqen me klubin e tij, Napoli dhe Fiorentina në gjurmët e mesfushorit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 13, 2018 | 14:57

Po shkëlqen me klubin e tij, Napoli dhe Fiorentina në gjurmët e mesfushorit shqiptar

Mesfushori shqiptar Arbër Zeneli, është një nga më të kërkuarit në merkato, falë aftësive të shkëlqyera që zotëron. Mediat italiane raportojnë se për 23-vjeçarin, i cili aktualisht luan me skuadrën e Herenven në Holandë, interesohen Napoli dhe Fiorentina.

Zeneli

Skuadra e Elsi Hysajt, po e ndjek prej kohësh, mesfushorin i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, dhe këtë verë pritet të bëjnë hapin e madh.

Zeneli

Zeneli me Herenvenin ka kontratë deri në 30 qershor të vitit 2019, ndaj klubi holandez pritet të përfitojë nga shitja e shqiptarit. Mesfushori është një asistues i shkëlqyer dhe luan në disa pozicione, ky është avantazhi i tij më i madh. Zeneli ka gjetur shpesh herë rrugën e rrjetës me skuadrën e Herenvenit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"