Po shkëlqen këtë sezon me Veronën, Marash Kumbulla kërkohet nga skuadra tjetër e shqiptarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 12:31

Po shkëlqen këtë sezon me Veronën, Marash Kumbulla kërkohet nga skuadra tjetër e shqiptarëve

Marash Kumbulla po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në Serie A, me Helas Veronën ku është kthyer në një mur së bashku me Amir Rahmanin.kUMBULLA58

Dyshja shqiptare është një nga mbrojtjet më të mira në Itali, të cilët tregojnë formë më të mirë në çdo ndeshje. Shumë skuadra janë vënë në gjurmët e Kumbullës, të cilët e duan në ekipet e tyre respektive.

Pas Juventusit, tashmë në skenë del edhe Lacio, të cilët gjithashtu kanë shfaqur interes për ta pasur në ekipin e tyre, talentin shqiptar. 19-vjeçari shihet si një investim për të tashmen, por edhe për të ardhmen, dhe për këtë arsye, drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, po punon ta marrë atë te kryeqytetasit. kumbulla ronaldo

Verona kërkon rreth 20 milionë euro për ta lënë të lirë futbollistin, çmimin ky që konsiderohet i lartë për të kaltrit, po mund të arrihet një marrëveshje, e cila mund të përfshinte në operacion edhe ndonjë lojtar tjetër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"