“Po mendonim edhe te binim nga kategoria”, Longo u tregon italianëve Kukësin: Po tallen me tifozët tanë, për të luajtur në Kukës presim… të ngrohet koha

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2022 | 16:20

“Po mendonim edhe te binim nga kategoria”, Longo u tregon italianëve Kukësin: Po tallen me tifozët tanë, për të luajtur në Kukës presim… të ngrohet koha

Tekniku i skuadrës së Kukësit, Diego Longo, është marrë në intervistë nga media italiane “Cronache di Spogliatoio”, ku u pyet për rrugëtimin e tij si lojtar dhe deri te drejtimi i skuadrës verilindore.

DIEGO LONGO

Pas një tregimi për historinë e Longos si lojtar, 46-vjeçari tregon dhe për aventurën e tij të re si trajner në vendin tonë me skuadrën e Kukësit.

“Kur mbërrita ishte fundi i merkatos dhe më duhej të bëja me një ekip që po ribëhej me një buxhet të reduktuar. Ideja ishte që mund të binim dhe nga kategoria, por pas 6 muajsh jemi të dytët në renditje dhe mund të luftojmë dhe për titullin kampion”, citoi italiani.

Gjithashtu ai foli dhe për jetesën që po kalon në Shqipëri dhe për qytetin e Kukësit: “Unë jetoj në Tiranë për momentin, sepse në Kukës është 13 gradë nën zero. Stadiumi i ri është gati, por praktikisht i papërdorshëm. Entuziazmi është i madh dhe tifozët presin të largohet i ftohti për ta inauguruar”, u shpreh 46-vjeçari.

Për ta mbyllur, italiani nuk la pa përmendur dhe tifozët e Kukësit: “Shpesh me tifozët tanë tallen kur shkojmë nëpër qytetet e tjera. Ka një dëshirë të madhe hakmarrëse te ata. Me lojtarët në fushë shfrytëzojë gjithashtu ndjenjën e tyre të përkatësisë, e cila është shumë e fortë. Ne jemi këtu për të luftuar, për të dhënë një mesazh të ri:, përfundoi Longo për “Cronache di Spogliatoio”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"