Plot 14 lojtarë të larguar, mesfushori shqiptar e mbyll me klubin rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2021 | 14:30

Plot 14 lojtarë të larguar, mesfushori shqiptar e mbyll me klubin rumun

Donaldo Açka ka mbyllur aventurën te skuadra rumune e Universitatea Kluzh. Këta të fundit kanë njoftuar largimin e 14 lojtarëve, teksa në listë ka qenë edhe mesfushori shqiptar.

acka

Tashmë Açka del si lojtar i lirë dhe është në kërkim të një skuadre të re, për të vazhduar karrierën e tij. Kujtojmë se 23-vjeçari ka luajtur edhe në Superiore, ku ishte pjesë e Luftëtarit për 2 vite, nga 2018 deri në 2020.

Açka u bashkua me skuadrën e ligës së parë rumune në qershor të vitit të kaluar, teksa aventura aty zgjati vetëm një sezon.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"