Plori sfidë Flamurtarit: Nuk shkojmë për turizëm në Vlorë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2018 | 12:00

Plori sfidë Flamurtarit: Nuk shkojmë për turizëm në Vlorë

Kastrioti arriti të kualifikohej në Kupën e Shqipërisë pas fitores 1-0 ne Korabin. Takimi i parë kishte përfunduar me rezultatin 1-1. Plori është dukur mjaft i kënaqur, madje, në daljen për mediat, i ka hapur një sfidë edhe Flamurtarit, ekip që do të ndeshet këtë fundjavë në kampionat. Krutanët do të gjejnë Partizanin në turin tjetër të Kupës.

plori1

“Ndeshjet e Kupës kanë një specifikë të veçantë. Janë 2 takime dhe nëse skuadra nuk shënon të vendosin në siklet dhe pastaj futesh në panik mos pëson. Jam i kënaqur nga ky takim” u shpreh fillimisht Plori.

Partizani 

“Ne kemi objektiv kryesor qëndrimin në Superiore, por sigurisht nuk do ta anashkalojmë as Kupën. Do mundohemi të tregojmë me Partizanin se nuk jemi kot në Superiore”

Flamurtari

“Jemi 2 skuadra me objektiva të ndryshëm. Flamurtari ka hyrë fuqishëm në kampionat dhe synon të dalë kampion, ndërsa ne të qëndrojmë në kategori. Do mundohemi të shfrytëzojmë momentin jo të mirë të tyre sepse vijnë pas 2 humbjesh. Nuk shkojmë në Vlorë për turizëm. Na duhen pikët dhe do të shkojmë për më të mirën”, përfundoi Plori.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"