Plori: Jemi “hirushja” e Kupës, nuk prishet bukuria se s’ka derbi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 10:27

Plori: Jemi “hirushja” e Kupës, nuk prishet bukuria se s’ka derbi

Elvis Plori ka mbetur më shumë se i kënaqur nga kualifikimi, ndonëse e pranon që ndeshja e kthimit ishte e vështirë. Por në fund të fundit, skuadra e tij mori çka deshi nga Partizani. Gjatë deklaratës së dhënë për mediat, ai thekson se Besëlidhja është “hirushja” e Kupës dhe mungesa e një derbi në çerekfinale nuk do ta prishë bukurinë e këtij kompeticioni. 

elvis plori

E humbët ndeshjen e dytë, por zyrtarisht në çerekfinale?

E dinim se do të ishte një ndeshje e vuajtur, në fund të fundit përballë kishim kampionët në fuqi dhe që kanë pretendime në Kupë. E kisha përgatitur si një përballje jo të lehtë, pavarësisht fitores 3-0 që morëm në Lezhë. E pata thënë se nuk do të vinim këtu për të mos shënuar dhe objektivin e arritëm shpejt. U ndëshkuam tri herë, por një skuadër e Kategorisë së Parë nuk mund të matet me një skuadër elite dhe për këtë duhet të jemi koshientë. Por mund ta them me plot gojën që Besëlidhja është një skuadër e denjë për t’u ngjitur.

Tashmë do të masni forcat me një tjetër ekip të kryeqytetit, mund ta kaloni edhe Tiranën?

Besëlidhja është “hirushja” e Kupës. Nëse dikush ka menduar që do të prishet bukuria e këtij kompeticioni duke hequr derbin Partizani-Tirana, unë e shoh ndryshe… Kjo është e bukura e sportit, pasi luhet futboll i vërtetë, pa paradokse e pa paragjykime. Do të japim gjithnjë maksimumin.

Beselidhja foli i dyte

U trajtuat si të barabartë në ndeshjen e kthimit?

Unë ia vë fajin ritmit, por ndeshjet e Kupës të tilla janë. Gabimet kushtojnë shumë. Nuk është e thënë që të mbash topin në zotërim, mjafton që të mbyllesh mirë pas.

E shikoni Besëlidhjen në finalen e Kupës?

Për të evituar atë shprehjen shabllon “do i marrim ndeshjet me radhë”, po them se me Tiranën do të provojmë forcat tona.

V.Mema

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"