Plas te Mançester Juanjtid, Ronaldo & Co. nuk i binden urdhrit të Solskjaer

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2021 | 23:05

Plas te Mançester Juanjtid, Ronaldo & Co. nuk i binden urdhrit të Solskjaer

Ole Gunar Solskjaer tashmë i ka ditët e numëruara te Mançester Junajtid. Nuk janë më vetëm rezultatet ato që e dekretojnë këtë, por edhe fakti se vetë lojtarët duket sikur nuk e duan më teknikun norvegjez në drejtim.

soskjaer klubi

Kjo u kuptua qartësisht pas humbjes së sotme me shifrat 4-2 ndaj Leisterit, kur futbollistët nuk pranuan të ndiqnin një urdhër që u dha nga trajneri. Ai u kërkoi lojtarëve, mes të cilëve edhe Kristiano Ronaldos, që të shkonin poshtë tribunës ku gjendeshin mbështetësit e Mançester Junajtid për t’i përshëndetur.

Për çudinë e të gjithëve, asnjë prej lojtarëve nuk ndoqi Solskjaer, duke u futur në dhomat e zhveshjeve, ndërsa trajneri mbeti i vetëm. Gjithsesi, ai vendosi të shkonte t’i përshëndeste tifozët që kishin parë skuadrën në këtë transfertë, ndoshta i ndërgjegjshëm se kjo do të ishte hera e fundit si trajner i Mançester Junajtid.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"