Plas te Kosova/ Gazetari zbulon prapaskenën e bujshme: Zhegrova dhe Berisha u përleshën me njëri-tjetrin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2020 | 23:43

Plas te Kosova/ Gazetari zbulon prapaskenën e bujshme: Zhegrova dhe Berisha u përleshën me njëri-tjetrin

Kosova e Bernard Shaland mori ditën e mërkurë një barazim dinjitoz ndaj Greqisë, në sfidën e zhvilluar në Athinë. Edhe pse me mungesa të shumta, “dardanët” arritën ta mbanin të paprekur portën e tyre, ndërkohë që krijuan disa shanse të arta, por pa arritur t’i konkretizojnë.

berisha-zhegrova

Para sfidës ndaj Greqisë, 3 futbollistët titullarë, Valon Berisha, Edon Zhegrova dhe Arbër Zeneli, nuk udhëtuan me përfaqësuesen.

pressing-3-1000x487

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, FFK, deklaroi se lojtarët e lartpërmendur vuanin nga lëndime të vogla, ndërkohë që ditën e djeshme, gazetari dhe komentatori i njohur kosovar, Agim Kasapolli, ka zbuluar një prapaskenë të bujshme, duke pretenduar se Valon Berisha dhe Edon Zhgrova janë përleshur me njëri-tjetrin në dhomat e zhveshjes… “Kam informata se Zhegrova dhe Valon Berisha kanë pasur përleshje në dhomat e zhveshjes pas ndeshjes ndaj Sllovenisë”, u shpreh ndër të tjera gazetari.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"