Plas gallata në rrjetet sociale, presidenti festoi shitjen e Njukastëllit tek sheikët duke lënë bakshish… 5 paund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2021 | 18:50

Plas gallata në rrjetet sociale, presidenti festoi shitjen e Njukastëllit tek sheikët duke lënë bakshish… 5 paund

Shitja e Njukastëllit tek sheikët e Arabisë Saudite është tema më e nxehtë e momentin në Europë pasi sheikët pritet të prishin rendin e ekipeve që kanë krijuar hegjemoni në futboll.
majk ashlei

Ish-presidenti Majk Ashlei qëndroi në krye të klubit për 14 vite duke u larguar në fund me 300 milionë paund në xhepin e tij. Por sipas ‘’The Sun’’, Ashlei i është drejtuar një klubi në Londër për të festuar me 5 miqtë e tij shitjen e Njukastëllit, duke pirë për orë me radhës.

Sipas të pranishmëve në lokal, Ashlei u largua duke lënë vetëm 5 paund bakshish dhe pse sapo kishte fituar 300 milionë paund.

lokali

Lajmi ka bërë xhiron e mediave angleze, por ish-presidenti njihet për ‘kurnac’ në Britaninë e Madhe pasi renditet si i 61 në listën e njerëzve më të pasur me 2.7 miliardë paund pasuri.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"