Plani i Poterit në merkato, rikthen Lukakun te Çelsi për ta shkëmbyer me bomberin e Premier Ligës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 18:38

Plani i Poterit në merkato, rikthen Lukakun te Çelsi për ta shkëmbyer me bomberin e Premier Ligës

Graham Poter duket se ka një plan në merkato për Çelsin, i cili përfshin sulmuesin belg, Romelu Lukaku.

Lukaku

29-vjeçari dështoi te rikthimi i tij te “Blutë” dhe për këtë arsye u huazua te Interi për një sezon.

Duket se trajneri anglez kërkon ta rikthejë menjëherë belgun, por jo për ta pasur në skuadër.

Siç raporton prestigjiozja britanike “The Sun”, trajneri anglez ka në plan që të ofrojë Lukakun në shkëmbim të sulmuesit të Totenhemit, Herri Kejn.

herri kejn

Sulmuesi anglez pritet të mos rinovojë me klubin nga Londra dhe për këtë arsye, Poter është i gatshëm t’i ofrojë Kontes lojtarin që ka pasur te Interi.

Negociatat priten të jenë të vështira mes palëve, me Totenhemin që nuk do të përforcojë një skuadër rivale si Çelsi, por trajneri italian i “Spërsave” ndoshta mund ta pranojë duke parë dhe lidhjen që ka me belgun.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"