Plani i Montelës: Punojmë që të kthej Supermario Balotelin në kombëtaren italiane

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2021 | 20:42

Plani i Montelës: Punojmë që të kthej Supermario Balotelin në kombëtaren italiane

Vinçenco Montela ka nisur një aventurë të re në Turqi, ku po drejton aktualisht skuadrën e Adana Demirspor. Trajneri italian ka treguar në një intervistë se si shkon kjo eksperiencë në Turqi, në një vend ku rrallëherë teknikët italianë kanë triumfuar.

balo

“Para se të vija këtu isha i hapur ndaj çdo mundësie dhe kam folur me shumë klube, por disa projekte nuk më interesonin. Dëshiroja të eksploroja vende dhe kampionate të tjera. Te Adana dëgjova projektin, u binda nga organizimi dhe vendosa të vija pasi pashë qytetin dhe strukturat”, shpjegimi fillimisht ai.

Padyshim emri që spikat më shumë në radhët e skuadrës është Mario Baloteli. Sulmuesi italian e ka shprehur hapur se i ka vënë objektiv vetes që të kthehet përsëri në kombëtaren italiane dhe Montela ka deklaruar se po bën gjithçka që ta ndihmojë.

“Ai është përshtatur me sistemin tonë të lojës, gjendja e tij fizike po përmirësohet ditë pas dite. Punon shumë dhe mendoj se mund të bëjë edhe më shumë se sa ka treguar deri tani. Mua më lumturon si trajner fakti se dëshiron që të kthehet në kombëtare. Do të punojë edhe më shumë për të arritur këtë objektiv”, premtoi Montela.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"