Pirlo me dhimbje koke, ylli i ekipit dëmtohet në fazën delikate të sezonit. Ja kur pritet rikthimi i tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 19, 2021 | 15:19

Pirlo me dhimbje koke, ylli i ekipit dëmtohet në fazën delikate të sezonit. Ja kur pritet rikthimi i tij

Sulmuesi i Juventusit, Frederiko Kieza u dëmtua në sfidën e djeshme ndaj Atalantës dhe do të mungojë në dy ndeshjet e ardhshme të bardhezinjve.

kieza

Kieza u pa duke çaluar dhe kërkoi të zëvendësohej në minutën e 58-të të takimit. Pas ndeshjes trajneri Pirlo u shpreh i shqetësuar për gjendjen e tij dhe u shpreh se do të shikohet me kujdes situata 23 vjeçarit.

Ekzaminimet e ditës së sotme kanë nxjerrë në pah se sulmuesi italian do të humbasë sfidën ndaj Parmës në mesjavë dhe atë ndaj Fiorentinës javën e ardhshme.

Kieza pritet të jetë në dispozicion të  trajnerit Pirlo në fillim të muajit maj. Një mungesë e rëndësishme kjo për Juven në fazën më delikate të sezonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"