Pioli refuzon 4-3-3-shin, ka dy ide taktike për sulmin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 28, 2020 | 16:29

Pioli refuzon 4-3-3-shin, ka dy ide taktike për sulmin

Dëmtimi i Zlatan Ibrahimoviçit ka turbulluar jo pak ujërat në ambientet e Milanit. Mungesa e suedezit për rreth 4-5 javë është një fakt e teksa ai do të mundohet të rikthehet më herët (pa rrezikuar), Stefano Pioli ka nisur t’i bëjë llogaritë për skuadrën që do të duhet të zbresë në fushë çdo tri ditë e stërvitjet e para bëjnë të kuptosh se “Djalli” do të vazhdojë të luajë me 4-2-3-1.

pioli

Në organikë nuk ka asnjë qendërsulmues të mirëfilltë dhe në atë rol do të përshtatet Leao. Edhe Rebiç është një alternativë, por spostimi i kroatit në majën e sulmit do të lironte një vend në korsinë e majtë. Bonaventura është kandidati kryesor për atë rol duke pasur kështu një mundësi për të treguar edhe një herë cilësitë e tij. Skema me një pykë do të favorizonte rrotacionin në majën e sulmit mes Leaos dhe Rebiçit.

JO 4-3-3 – Alternativa tjetër është moduli i “transitit” nga 4-3-3 në 4-2- 3-1. Kuqezinjtë mund të rikthehen të luajnë me 4-4-2, ku në sulm do të luajnë Rebiç dhe Leao me Çalhanoglunë dhe Kastijehon në krahët e mesfushës.

mILANI

Kjo skemë do t’i jepte shanse Bonaventurës, por edhe Paketasë, dy profile që kanë humbur shumë në nivel vlere dhe hierarkish në muajt e fundit. I sigurt, për momentin, duket fakti që kuqezinjtë nuk planifikojnë të luajnë me 4-3-3, një skemë shumë e përdorur  nga kushdo që është ulur na pankinën e “Djallit” në sezonet e fundit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"