Pioli flet para ndeshjes me Napolin: Ja çfarë ka ndryshuar tek Milani, duhet të kuptojmë potencialin tonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2020 | 16:12

Pioli flet para ndeshjes me Napolin: Ja çfarë ka ndryshuar tek Milani, duhet të kuptojmë potencialin tonë

Stefano Pioli shpjegon se çfarë ka ndryshuar tek Milani në performancat e fundit, teksa përgatiten të ndeshen me Napolin e Gatusos. “Përmirësimi kohët e fundit ka të bëjë se ne kemi bërë zgjedhje më të mira në finalizim dhe topin final, por ne gjithmonë kemi krijuar shanse”, tha trajneri i Milanit Pioli në konferencën për shtyp.

milan

“Nuk ka arsye që të shohim mbrapa, thjesht ne nuk kemi qenë konsistent sa duhet. Duhet kohë që të ndërtosh diçka të rëndësishme në një skuadër.Ne duhet ta përfundojmë sezonin mirë, pasi ka ende shumë pikë në lojë. Napoli është një ekip shumë i mirë me një trajner fantastik që fituan edhe Kupën e Italisë. Ne duhet të bëjmë një paraqitje të mirë, dhe më e rëndësishmja të kuptojmë potencialin tonë”. Kjo është hera e parë që Gatuso përballet me Milanin si kundërshtar, pasi ka qenë trajner i kuqezinjve sezonin e kaluar. “Është e vështirë të krahasosh Milanin e këtij viti me atë të Gatusos”, tha Pioli i cili zëvendësoi Xhanpaolon në tetor. “Gatuso i jep lojtarëve dhe skuadrës mentalitetin e duhur. Ai e bën skuadrën të luajë bukur. Ne jemi ende në vendin e 7 dhe ky nuk është vendi ku ne duam të jemi. Ne do mundohemi ta ndryshojmë këtë gjë”, tha trajneri i Milanit Pioli.

Edhe nëse e kualifikon Milanin në Europa Ligë për sezonin tjetër, ende nuk dihet nëse drejtuesit  do ta largojnë. “Nuk e di nëse klubi ka marrë një vendim, por ky nuk është shqetësimi im”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"