Pikantet Tirana-Lushnja/ Najdovski gradohet kapiten, shumë pak tifozë në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 22:24

Pikantet Tirana-Lushnja/ Najdovski gradohet kapiten, shumë pak tifozë në stadium

Titullarët e Tiranës, të gjithë në tribunë për të ndjekur takimin. Më parë lojtarët bënë stërvitje në stadium. Në fund të lojës, Toshevski, Deliu e Patrik iu nënshtruan një stërvitjeje të rreptë.

Tirana-Lushnja

-Jo më shumë se 200 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur takimin mes Tiranës dhe Lushnjës.

-Presidenti Refik Halili ka parë ndeshjen nga afër, paçka se kualifikimi ishte arritur. Në fund të takimit ai zhvilloi një mbledhje me trajnerin Orges Shehi, ku normalisht është diskutuar.

-Në minutën e 42-të, gabim i anësorit për një pozicion të parregullt të Gjumsit që shkonte drejt portës i vetëm. Tifozët e paktë janë të pakënaqur me vendimin e arbitrit, pasi Tiranës iu hoq një mundësi goli.

-KF Tirana u lë sërish shiritin e kapitenit djemve të akademisë. Pas largimit të Ismajlgecit, shiritin e kapitenit e mbajti dje 19- vjeçari Klevi Qefalija, por në pjesën e dytë pas zëvendësimit të Likës. Kapiteni i parë i skuadrës është tani Filip Najdovski.

-Nga fundi i lojës ka pasur një përplasje mes Regi Lushkjës dhe Isufit. Dy lojtarët janë kapur me njëri-tjetrin, por në fund u ndëshkuan me karton të verdhë nga gjyqtari i takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"