PIKANTET Tirana-Dinamo/ Tifozët braktisin derbin, Shehi dorëzohet te 11-metërshat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 18:49

PIKANTET Tirana-Dinamo/ Tifozët braktisin derbin, Shehi dorëzohet te 11-metërshat

Derbi i tretë i kryeqytetit mes Tiranës dhe Dinamos, përfundoi me triumfin e bluve vetëm falë goditjes së 11-metërshave. ”Panorama Sport” iu sjell pikantet dhe ato çfarë nuk u panë në TV. 

tirana

-Numër i ulët tifozësh në sfidën e tretë mes Tiranës dhe Dinamos këtë herë në Kupë. Shifra nuk shkonte më shumë se 1000 tifozë.

-Tirana nxori e para portierët në nxehmje, ndërsa lojtarët e Dinamos dolën më përpara se skuadra bardheblu. Nga ana tjetër, edhe Xhixha ishte riaftësuar te Tirana dhe luajti në pjesën e dytë.

-Pas shumë kohësh një kapiten i huaj te Tirana. Ai është Majkëll Ngo. I fundit i huaj ka qenë Junus Sentamu në kohën e Ze Marias.

-Gjatë një aksioni dëmtohet në kokë Gjumsi, lojtarët e Tiranës kërkojnë ndaljen e lojës. Aksioni vazhdon, në tokë bie Bardhi, ndërsa bardheblutë në kundërsulm teksa Toshevski ngre me forcë Gjumsin, paçka se lojtari kishte probleme me shikimin.

-Në minutën e 24-t Toshevski heq këpucët dhe nuk luan për disa minuta.

-Përplasje Behiratçe-Siljanovski. Afrikani e shtyn me duar, ndërsa lojtari i Dinamos aktron dhe rrëzohet. Gjyqtari vetëm i këshillon.

-“Edhe një” ishte thirrja e gjithë stadiumit pas golit të dytë të Tiranës.

-Limaj feston golin me një foto të stampuar në bluzën e poshtme.

-Shehi e ka me Hotin në momente të caktuara, ndërsa gjatë gjithë lojës këshillon lojtarët me rrotacion.

-Tifozët e Dinamos e kanë me Behiratçen. Gjatë gjithë ndeshjes dhe pjesës së sytë ata provokojnë mbrojtësin e Tiranës.

-Xhaja dhe Çokaj nuk merren vesh për një anësore. Në fillim anësori e jep për Dinamon, ndërsa kryesori e kthen për Tiranën.

-Në fund të shtesës së dytë më të ekzaltuar janë lojtarët e Tiranës. Lojtarët e Dinamos e pritën më qetë situatën e penalltive.

-Shehi i ndjek penalltitë i ulur te kutia e ujit, çka tregon ngarkesën psikologjike të trajnerit.

-Penalltitë u gjuajtën nga krahu i tifozëve të Dinamos. Kjo bëri që tifozët bardheblu të linin karshinë për t’u spostuar te porta e penalltive.

-Për të dytin vit rresht Tirana eliminohet nga Kupa menjëherë pas turit të dytë. Sezonin e shkuar ishte Korabi që eliminoi bardheblutë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"