Pikantet e Kukësi-Bylis/ Festë dhe përplasje, ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 12, 2023 | 10:50

Pikantet e Kukësi-Bylis/ Festë dhe përplasje, ja çfarë nuk u pa në TV

Kukësi po kalon një moment të mirë në kampionat dhe tifozët shijuan fitoren e radhës. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes.

bandicam 2023-03-10 14-03-19-702

* Gjatë kohës që skuadra po vijonte nxehjen para ndeshjes, trajneri i Bylisit, Nexhi Shensoi, qëndroi për disa minuta duke biseduar me presidentin e klubit, Besnik Kapllanaj. Ky i fundit u shfaq me një maskë në fytyrë, në një kohë që ka lënë pas problemet shëndetësore.

* Reshjet e shiut prishin planet e tifozëve të Kukësit për të qenë sa më të shumtë në numër, edhe për faktin se hyrja ishte falas. Tribunat ishin thuajse bosh, ndërkohë që të gjithë u dyndën në atë qendrore, e cila është e mbuluar. Por, shiu nuk “trembi” ultrasit verilindorë, të cilët mbështetën skuadrën e tyre si gjithnjë në sektorin pas portës.

* Terreni u bë problem në momente të caktuara për ekipet në fushë, me lojtarët që humbnin ekuilibrin nga rrëshqitjet e shpeshta.

* Gjatë kohës që skuadrat futen në fushë në pjesën e dytë, kapiteni Taipi bisedon me Rashitin dhe vëllain e tij, Shqiprimin, duke dhënë edhe udhëzimet e rastit.

* Në minutën e 60-të ka “xixa” midis Gjelbrim Taipit dhe Vangjel Zguros, të cilët për pak preken me duar, por ndërhyrja e Flamur Ruçit qetëson situatën.

* Në fund ka festë poshtë tifozëve ultras të Kukësit, me fëmijët që i bashkohen lojtarëve të skuadrës verilindore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"