PIKANTE/ Kukësi “bëhet” Laçi dhe Cungu si Ronaldo, ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2018 | 22:44

PIKANTE/ Kukësi “bëhet” Laçi dhe Cungu si Ronaldo, ja çfarë nuk u pa në TV

Edhe pse hyrja në stadiumin “Selman Stërmasi” ishte e lirë, sërish numri i tifozëve nuk shkoi as 1 mijë. Gjithsesi, në tribunën qendrore nuk munguan as trajnerë apo drejtues të klubeve të tjera, mes tyre edhe kreu i pankinës kuqezi, Kristian Panuçi. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha momentet pikante të ndeshjes së djeshme.

kukesi teuta

* Përballja mes Kukësit dhe Teutës i interesonte shumë edhe Partizanit. Trajneri Skënder Gega e ndoqi takimin nga tribuna e gazetarëve, duke mos lënë pas as batutat. Në krah të tij u ul drejtori i Partizanit, Olsi Rama, por edhe trajneri i Prishtinës, Mirel Josa.

* Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, u fut në stadium që 20 minuta para se të niste ndeshja, duke zënë vend në tribunën VIP, i shoqëruar nga drejtori Ramadan Ndreu. Në të njëjtën kohë në tribunë u akomodua dhe ish-drejtori ekzekutiv i Kukësit, Ekrem Spahija, i cili sapo e pa Gjicin shkoi e takoi.

gjici hasanbelliu

* Teutës i mungoi dje qendërmbrojtësi Ditmar Bicaj për shkak kartonësh, por ai u pa shumë aktiv në pistën e stadiumit para se të niste ndeshja, qoftë duke takuar shokët e ekipit, por edhe duke dhënë intervista për mediat e interesuara.

* Në minutën e tretë trajneri i Kukësit, Armando Cungu, stopon një top në mënyrë spektakolare që vjen nga fusha dhe ia kthen njërit prej lojtarëve. Ka brohorima në tribunë për veprimin e Cungut, duke i thënë: “Hajde Ronaldo”.

* Tifozët e Kukësit thërrasin në kor: “Kukësi, Kukësi”, por kur ekipi nuk iu përgjigjet me lojën që ata prisnin, e kthejnë: “Laçi, Laçi”.

* Objekt i sharjeve dhe fyerjeve të njëpasnjëshme u bë nga tifozët gjyqtari kryesor, Kridens Meta, sidomos në rastin e anulimit të golit të Rexhinaldos për pozicion jashtë loje.

* Pak nga fillimi i takimit në stadium mbërriti trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi, i cili përshëndetet me disa prej të pranishmëve në tribunën VIP. Sapo përfundon pjesa e parë, trajneri i Kombëtares, bashkë me ndihmësin e tij, Ervin Bulku, “ngushëllojnë” presidentin Gjici për humbjen 0-1, duke diskutuar për pak minuta rreth lojës.

* Kur kapiteni Shameti bënte ndonjë ndërhyrje të ashpër, nga tribuna dëgjoheshin thirrjet “Jepi baba Shamet” dhe “Përpara inxhinier”.

* Futbollistët e Kukësit që nuk luajnë si Musolli, Rrumbullaku e Melo, kanë mbështetur shokët para dhe gjatë ndeshjes. Të tre e kanë përjetuar ndeshjen me shumë emocione nga shkallët e stadiumit.

musolli rrumbullaku joti

* Sapo ndeshja përfundoi, ekipet u kyçën në dhomat e zhveshjeve. Një qetësi e çuditshme, derisa trajneri Shkëmbi përfundon konferencën për shtyp dhe shkon në dhomën e Teutës. Më pas nisin zërat e zhurmshëm, teksa protagonist në hollin e stadiumit bëhet mbrojtësi Tefik Osmani.

* Sulmuesi i Kukësit, Arturo Rexhinaldo, me të mbaruar ndeshja, e mbajti frymën në aeroportin “Nënë Tereza”, sepse kishte fluturimin drejt Mozambikut, teksa fillimisht do të udhëtonte me linjën Tiranë-Stamboll, e më pas drejt shtetit afrikan. Ai ishte i pari që doli nga stadiumi, sepse koha ishte e limituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"