Pikante Bylis-Tirana/ “Fanatics” surprizojnë Tiranën, Bylisi muzikë pas golit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 19, 2018 | 22:42

Pikante Bylis-Tirana/ “Fanatics” surprizojnë Tiranën, Bylisi muzikë pas golit

– “Tirona Fanatics” mbërrin me vonesë në Ballsh. Duke përfituar nga fakti që nuk kishte kontroll për mjetin e identifikimit, ata udhë- tuan në këtë transfertë delikate për të mbështetur ekipin. Klubi nuk i priste në fakt, madje, edhe ndeshja nisi pa ata. Prania e tyre nisi që të ndihej kur po luhej e 6- ta minutë.

– Grupimi hasi rezistencën e Policisë së Shtetit për 5 minuta. Por, pas kontrolleve, u futen një e nga një në stadium dhe prej të 11-ës minutë nisën që të këndonin këngët e tyre. Edhe pse dëshmuan që donin t’i rrinin pranë ekipit, nuk u ikën e keqja me presidencën, ndaj nuk munguan as koret kundër klubit.

tirana bylis

– Hapja e parullës bën ndalesën e lojës në të 21-ën. Delegati Uvil Zajmi konstaton se ka fjalor banal dhe urdhëron që loja të mos rinisë pa u hequr ajo pankartë. Veç policisë, hyn edhe Ze Maria në negociata për të rikthyer normalitetin dhe në 23-ën rinis loja.

– Hyrja falas shtoi interesin e vendësve. Megjithatë, u deshën disa minuta që të mbushin tribunën përballë. Klubi vendës e pati trajtuar si ditë ftese, gati një orë para pati muzikë në sfond. Madje, shpërthimi erdhi në momentin e golit, kur regjia vendosi këngën “kuqezi”.

– Xhorxheviç rikthehet në portë, pasi u fal nga presidenca.

– Erjon Hoxhallari humbi ndeshjen. Temperatura e kishte shoqëruar gjatë natës, ndaj Ze Maria e la vetëm në stol. Në një ditë jo të mirë në aspektin shëndetësor ishte edhe Majkëll Ngoo, i cili u ndërrua pasi i kishte bërë me dije stafi teknik se nuk po ishte në formë.

– I tensionuar Ze Maria që në minutën e 3-të. Braziliani i tërheq vëmendjen Ngoosë, pasi nuk bëri atë që i kërkoi.

– Gregati dëmton shpatullën në një dyluftim me Sentamunë. Futen të dyja stafet për ta ndihmuar dhe nuk ka panik, braziliani është gati të vazhdojë ndeshjen.

– Ilion Lika shfryn ndaj Musa Muhamed pas një situate të sikletshme që i krijon në zonë.

fanatics

– Acarohet Granado. Sulmuesi ishte plotësisht në hije dhe trajneri e ndërron në të 55-ën duke i lënë vendin Ntepes. Por, braziliani nuk e pret aspak mirë. Pasi godet një top të ndodhur para pankinës, mërmërit diçka me veten dhe shkon drejt e në dhomat e zhveshjes. Veprim ky, i cili pritet që të sjellë ndoshta edhe masë për numrin 9 të ballshiotëve.

– Junus Sentamu merr të verdhin e dytë sezonal dhe për shkak vonese. Pasi u dëmtua, u desh që të shkonte barela, megjithatë kur ajo mbërriti, ugandezi u çua në këmbë. Kjo bëri që Jorgji të mos e kursente dhe me të drejtë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"