PIKANTE/ Banderola anti-Halili vonon ndeshjen, Karabeci shpërthen: Po tallni b***ën me ne

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 3, 2018 | 22:59

PIKANTE/ Banderola anti-Halili vonon ndeshjen, Karabeci shpërthen: Po tallni b***ën me ne

Në stadium të pranishëm janë jo vetëm dy tifozëritë e skuadrave, por edhe tifozë shijakas në mbështetje të Teutës. Tribunat kryesore janë të mbushura thuajse plot dhe përballë janë diku rreth 150 tifozë kryeqytetas. Skuadrat zbresin në fushën e lojës sipas protokollit, kryejnë të gjitha ritet, por ndeshja nuk fillon. Lojtarët detyrohen të bëjnë sërish nxehmje dhe lëvizje me top.

bandicam-2018-11-02-14-03-18-072-470x267

-Ndeshja pengohet të fillojë për shkak të një banderole, në drejtim të presidentit të Tiranës nga vetë tifozëria e saj. Delegati nuk kërkon nisjen e ndeshjes pa larguar atë banderolë dhe kjo sjell dhe kaos te lojtarët, me Osmanin që kërkon llogari për këtë vonesë. Tifozërisë mike i bëhet thirrje se në rast nuk largohet ajo banderolë nuk fillon ndeshja dhe duhet të largohen nga stadiumi. Duhet ndërhyrja e forcave të rendit për të larguar banderolën së bashku me tifozët “Fanatics”. Mbeten vetëm rreth 20 tifozë të Tiranës. Tifozët largohen, duke lëshuar kore ofenduese ndaj presidentit Refik Halili. Përfiton dhe tifozëria shijakase për të lëshuar kore ndaj gjyqtarit Kridens Meta, arbitër pas porte. Ndeshja nis pas 13 minutave vonesë.

-Në një moment kur disa tifozë ofendojnë Kridens Metën ka një ngatërresë me trajnerin e Tiranës, Ardian Mema, që keqkupton gjithçka dhe i kthehet tifozërisë. Më pas ka paqe midis palëve duke shuar atë që u ndez në pak sekonda.

-Shënon gol Tirana, arbitri kryesor bën me shenjë për gol, por lojtarët nuk e kuptojnë diçka të tillë, duke menduar se u sinjalizua një goditje në favor të Teutës. Lojtarët e Tiranës protestojnë te Kridens Meta, por gjithçka sqarohet dhe festa nis, 0-1.

-Në pjesën e dytë, Ardian Mema ka diçka me arbitrin e katërt për vendimet e kryesorit Kola.

-Gol identik thuajse ai i barazimit, por te Teuta nuk duan të dinë se kush shënoi, por janë të gjithë në festë.

-Menjëherë sapo vjen goli i dytë, Progni feston së bashku me Shkëmbin që kalon në delir. Bicaj feston me tifozërinë dhe shokët e skuadrës.

-Pas golit të dytë, Bicaj dhe mbrojtja janë të paqartë dhe bëjnë gabime, saqë detyrojnë trajnerin Shkëmbi gati të hyjë në fushën e lojës. Korçari është parë shumë nervoz pas minutës së 75-të.

-Ditmar Bicaj gabon sërish në markim ndaj Grecës dhe Osmani irritohet me partnerin e tij dhe i kërkon të gjithë skuadrës të ruajë qetësinë.

-Karabeci irritohet me arbitrin e katërt në momentin e sinjalizimit të shtesës “po tallni b***ën me ne”?

-Tirana dhe Teuta luanin sërish bashkë në Shijak pas 15 vitesh (aq sa kishte moshën edhe fusha), ku në atë sfidë fitonin bardheblutë me një penallti të dyshimtë të dhënë atë takim.

A. Alia

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"