Pesë vite me Kastriotin, rrëfehet mbrojtësi nigerian: Kemi më shumë cilësi, në Krujë ndihem si në shtëpinë time

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 17:10

Pesë vite me Kastriotin, rrëfehet mbrojtësi nigerian: Kemi më shumë cilësi, në Krujë ndihem si në shtëpinë time

Lukman Husein luan sezonin e pestë me Kastriotin duke u bërë një ndër lojtarët më të vjetër të skuadrës krutane. Nigeriani ka folur dje për “Panorama Sport” rreth qëndrimit të gjatë në Krujë, ndeshjen e parë të kampionatit, si dhe vazhdimësinë.

Husein

Sipas 25- vjeçarit, pavarësisht nisjes jo siç duhet të sezonit, Kastrioti ka potencial dhe do të jetë një skuadër më e fortë se vjet.

Lukman, 5 vite në Krujë. E kishit menduar?

Normalisht që qëndrimi kaq gjatë në një skuadër të bën të ndihesh si në qytetit tënd. Ndaj edhe unë në Krujë ndihem si në shtëpinë time dhe jam krenar që kam kontribuar sadopak për këtë skuadër. Do vazhdoj të bëj të njëjtën gjë në maksimumin tim.

E nisët me humbje kampionatin, çfarë ndodhi ndaj Dinamos?

Të dielën e shkuar nisëm sezonin e ri, në një ndeshje që ishte për t’u harruar në disa aspekte, sidomos pjesa e parë. Megjithatë, e rëndësishme është që skuadra reagoi në pjesën e dytë dhe kjo më jep besim se me kalimin e kohës do të vijë në rritje në lojën e saj. Kemi një ekip që ka ndryshuar 80- 90% dhe akoma nuk është përshtatur.

hqdefault

Luani me Kukësin në Elbasan, çfarë prisni nga ky takim?

Sa i takon ndeshjes me Kukësin mendoj se është e vështirë për ne, pasi ata kanë një skuadër të mirë. Besoj do të jetë ndeshje e luftuar fort dhe ne do të japim më të mirën tonë, në mënyrë që të mos dalim pa pikë nga kjo transfertë.

Besoni se do të mbijetoni sërish në Superiore?

Mendoj që kemi një skuadër që ka më shumë cilësi se vjet. Nëse rikthehen Okebugu dhe Moraes, jemi “top”. Nuk besoj që do të rrezikojmë qëndrimin.

B.BALLIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"