Përplasjet me drejtuesit, ikën fizioterapisti i Luftëtarit: Vlerësohemi pak…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2019 | 14:12

Përplasjet me drejtuesit, ikën fizioterapisti i Luftëtarit: Vlerësohemi pak…

Pas përplasjes me drejtuesit, fizioterapisti i Luftëtarit, Juxhin Korbeci ka vendosur të largohet nga skuadra gjirokastrite.

Luftetari stafi mjekesor

Nëpërmjet një postimi në faqen e “Facebook”, ai nuk ka nguruar të falenderojë të gjithë bashkëpuntorët, teksa ka zbuluar se te Luftëtari vlerësohen shumë pak në të gjitha drejtimet.

POSTIMI I FIZIOTERAPISTIT:

Merr fund nje eksperiencë plot gezime, trishtime, mund, djersë, sakrifica. Falenderoj nga zemra çdo pjesëtar “klasa punëtore” te ekpit Luftetari pasi japin shume per këtë ekip dhe vlerësohen shume pak ne te dyja drejtimet, si morale ashtu dhe monetare.

Falenderoj te gjithë lojtarët dhe trajnerët qe nga 2017 e ne vazhdim, pasi respekti dhe bashkëpunimi ka qene reciprok dhe maksimal ,ju vlerësoj shume. S dua te permend emra pasi jane me te vertet shume. Keni qene per mua nje familje e dyte.
Do jem tifozi tuaj i pare qe do ju mbështes jo nga shkallet e stadiumit por nga Autoambulanca. Ju dua shume. Do me mungoni.

Mjeku i Luftetarit

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"