Përkrahu Kroacinë, tenisti serb sulmohet nga politika

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 18:38

Përkrahu Kroacinë, tenisti serb sulmohet nga politika

Në Kupën e Botës “Rusi 2018”, futbolli dhe politika vazhdojnë të ndërthuren duke shkaktuar polemika të shumta. Pas festimeve të Xhakës dhe Shaqirit kundër Serbisë, më vonë erdhi mbështetja e presidentit serb Vuçiç për kombëtaren e Rusisë. Tashmë vjen dhe rasti më i fundit që përfshin tenistin Novak Xhokoviç dhe politikanin serb Vladimir Xhukanoviç.

TOPSHOT - Serbia's Novak Djokovic reacts after a point in the fourth set against Italy's Marco Cecchinato during their men's singles quarter-final match on day ten of The Roland Garros 2018 French Open tennis tournament in Paris on June 5, 2018. (Photo by Christophe ARCHAMBAULT / AFP)        (Photo credit should read CHRISTOPHE ARCHAMBAULT/AFP/Getty Images)

Ku ky i fundit replikon ashpër kundër tenistit që më parë kishte shfaqur simpatinë e tij për skuadrën kroate. Xhukanoviç, që është anëtar i një partie nga qendra e djathtë në qeverinë e Serbisë, së fundmi në një postim në rrjetet sociale ka shkruar: “Vetëm idiotët mund të përkrahin Kroacinë. Novak nuk të vjen turp?” deklaron politikani serb duke sulmuar hapur tenistin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"