Periudhë e vështirë për Tiranën, presidenti Halili i zhgënjyer nga…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 23, 2021 | 14:00

Periudhë e vështirë për Tiranën, presidenti Halili i zhgënjyer nga…

Presidenti i Tiranës, Refik Halili është zhgënjyer shumë nga skuadra e tij këto dy ndeshje. Nëse fitonin me Kukësin dhe Teutën, bardheblutë tani do të ishin 32 pikë, duke qenë shumë afër kreut, ose më saktë, nëntë pikë nga Vllaznia me të cilën skuadra bardheblu luan këtë të shtunën direkt.

halili

Në fakt, loja e skuadrës ka qenë shumë e dobët dhe disa nga bardheblutë kanë zhgënjyer. Gjithsesi, më shumë se zhgënjimi i përgjithshëm, ajo që ka shqetësuar më shumë Halilin është performanca e senatorëve. Në këto dy ndeshje nuk është se kanë bërë ndonjë gjë të madhe, duke e zhgënjyer numrin një të bardhebluve.

Ai priste kthesën nga skuadra pas dy fitoreve, por në fakt, Tirana tani është 10 pikë larg vendit të tretë dhe jashtë Kupës së Shqipërisë. Skuadra, që ka shumë mungesa, duhet të bëjë sforco të mëdha për të kapur Europën, sepse në të kundërt për Tiranën ky është një zhgënjim më vete. Të paktën deri në fund të fazës së tretë, presidenti pret një sforco nga senatorët e ekipit që të bëjnë të pamundurën për të sjellë sa më shumë pikë në renditjen e bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"