Përgatitjet për kupat e Europës, Laçi “rrëmben” Hoxhallarin e Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2018 | 16:21

Përgatitjet për kupat e Europës, Laçi “rrëmben” Hoxhallarin e Tiranës

Mbrojtësi i Tiranës, Erjon Hoxhallari do të jetë përforcimi i Laçit për kupat e Evropës. Kurbinasit kanë arritur akordin me klubin bardheblu për transferimin e pogradecarit dhe ai do të jetë pjesë e bardhezinjve, vetëm në kupat e Europës.

hoxhallari

22-vjeçari pas përfundimit të kësaj aventure, do të rikthehet sërish te skuadra kryeqytetase. Aktivizimi me Laçi do të jetë një shans i mirë për promovimin e vlerave të mbrojtësit, ndaj të cilit nuk kanë munguar ofertat.

Kujtojmë që pak ditë më para futbollisti rinovoi kontratën me Tiranën deri në vitin 2020 dhe është një nga xhevahirët më të çmuar të kryeqytetasve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"