Përforcimi i parë zyrtar, Korabi gjen mbrojtës në Kosovë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 14, 2017 | 18:16

Përforcimi i parë zyrtar, Korabi gjen mbrojtës në Kosovë

Klubi i Korabit ka arritur të zëvendësoje shumë shpejt mbrojtësin serb Dushko Dukiç që u largua gjatë merkatos së janarit. Vendin e lënë bosh nga mbrojtësi i djathtë tani do ta zërë një futbollist i talentuar nga Kosova.

veton shabani

26 vjeçari Veton Shabani është provuar në këto ditë te skuadra dibrane dhe pas miqësores së sotme me Bylisin u vendos që të firmoste me skuadrën e cila kërkon të shkëputet nga fundi i tabelës së klasifikimit.

Shabani në të kaluarën ka luajtur si mbrojtës i djathtë me Hajvalinë në kampionatin e Kosovës, ndërsa tani duket se do të nisë këtë eksperiencë të re me synimin për t’u afirmuar në Kategorinë Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"