Perez me plan të qartë merkatoje, yje të mëdha do vijnë në Madrid çdo vit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 20, 2020 | 19:13

Perez me plan të qartë merkatoje, yje të mëdha do vijnë në Madrid çdo vit

Reali i Madridit ka planifikuar të sjellë nga një lojtar të ri të fortë çdo vit, të paktën në 3 vitet e ardhshme, sipas portalit spanjoll “AS”.

reali

Pavarësisht se bota e futbollit është prekur goxha nga pasojat e pandemisë koronavirus, presidenti Florentino Perez e ka të qartë se çfarë do të bëjë në merkaton e tre viteve të ardhshme.

Florentino.Perez.Real.Madrid.2018.approva.750x450

Këtë verë, Reali do të blejë mesfushorin e talentuar francez, Eduardo Kamavinga, në merkaton e verës 2021 në Madrid do të vijë Kilian Mbape, ndërsa në verën e vitit 2022 do të afrohet Erling Braut Haland.

Pikërisht në vitin 2022 pritet të ketë gati stadiumin e ri, gjë të cilën Perez dëshiron ta festojë me një skuadër të rinovuar dhe me talente të mëdha.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"