Përballje speciale në kampionat, Memushaj i hap sfidë ish-ekipit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 5, 2018 | 12:13

Përballje speciale në kampionat, Memushaj i hap sfidë ish-ekipit

Peskara-Leçe është një ndeshje speciale për mesfushorin shqiptar, Ledian Memushaj. Aktualisht mbron ngjyrat e “Delfinëve”, por në të shkuarën ka pasur mundësinë që të luajë edhe me ekipin e Leçes. Ai ka folur për këtë përballje dhe thotë se Peskara do të kërkojë patjetër fitoren, për të luajtur shanset që ka për rikthimin në Serinë A.

Memushaj

“Sigurisht që është një ndeshje emocionuese për mua, sepse do të luaj përballë ish-ekipit tim. Sigurisht që dua ta mund dhe të marr 3 pikët për të vazhduar ecurinë pozitive dhe të luajmë shanset tona për ringjitjen në Serinë A”, ka thënë mesfushori vlonjat përpara ndeshjes.

Memushaj

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"