Përballje për elitën, Kastrioti do kokën e Besëlidhjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 11:06

Përballje për elitën, Kastrioti do kokën e Besëlidhjes

Ndeshja kryesore e grupit A zhvillo het sot në stadiumin e Lezhës, aty ku do të përballen Besëlidhja dhe Kastrioti kryesues. Krutanët në këtë sezon kanë zhvilluar një kampionat perfekt, duke arritur të marrin 12 fitore, 2 barazime dhe vetëm 1 humbje, dhe kryesuar me meritë në Grupin A, tashmë të shkëputur me 12 pikë nga ndjekësit më të afërt.

kastrioti beselidhja

Përballja e sotme është e dyta midis dy skuadrave në këtë sezon. Në ndeshjen e parë skuadra krutane fitoi pastër në Krujë, me rezultatin 2-0. Edhe sot, synimet e krutanëve janë të qarta, do të kërkohet ruajtja e serive të fitoreve, që në tërësi këtë sezon kanë qenë të shumta, veçanërisht këtë pjesë të dytë të kampionatit, të cilat kanë qenë të njëpasnjëshme.

Formacionet

I këtij mendimi është edhe mesfushori më i spikatur i krutanëve, Xhynejt Çutra, i cili njihet nga të gjithë për golat e shënuar në shumë ndeshje decizive.

Çutra – “Kemi mbyllur një javë përgatitje intensive dhe sot jemi të gatshëm për ndeshjen e radhës, e cila duhet pranuar se është një ndeshje e vështirë, pasi Besëlidhja për vite me radhë ka qenë njëra ndër skuadrat më të vështira për t’u mundur në Kategorinë e Parë. Edhe sot e tillë është, megjithatë ne jemi Kastrioti dhe futemi kudo për të marrë tri pikët e radhës, pavarësisht kundërshtarit.

Cutra

Edhe sot, siç e thashë më lart, do të jetë një ndeshje e vështirë, por ne do të jemi ata që do të triumfojmë në fund. Kanë mbetur dhe tri ndeshje deri në mbyllje të fazës së dytë dhe më pas do të vijë përgjysmimi i pikëve.

Nëse ne luajmë në çdo ndeshje ashtu si kemi bërë deri më tani, nuk e diskutojmë ngjitjen, pasi jemi një skuadër e ndërtuar për këtë qëllim. Kemi kualitete të mjaftueshme për t’i bërë ballë çdo kundërshtari deri në fund. Do të kishim dëshirë që të na mbështesnin tifozët tanë, pasi janë një pjesë e rëndësishme e skuadrës”, përfundoi Çutra.

LIRIDON PASHA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"