Përballja ndaj Vllaznisë në mesjavë, Kukësit do t’i mungojnë 2 titullarë. Ja arsyeja

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 1, 2020 | 15:15

Përballja ndaj Vllaznisë në mesjavë, Kukësit do t’i mungojnë 2 titullarë. Ja arsyeja

Kukësi do të ketë dy mungesa shumë të rëndësishme në ndeshjen e radhës kundër Vllaznisë, e cila do të zhvillohet të mërkurën në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”. 

kukesi 3-1

Në sfidën ndaj Teutës u ndëshkuan me kartonë të verdhë mesfushorët Valon Ethemi dhe Eduard Rroca, të cilët plotësuan numrin katër të tyre dhe janë të detyruar të mungojnë në javën e 25-të. Lajm i mirë për Kukësin është fakti se rikthehet pas pezullimit mbrojtësi Olsi Teqja, i cili mungoi dje ndaj Teutës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"