Përballja ndaj Pogradecit, mesfushori i beratasve sfidon si ish: Me Tomorin fitoj në vendlindje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 22, 2021 | 11:37

Përballja ndaj Pogradecit, mesfushori i beratasve sfidon si ish: Me Tomorin fitoj në vendlindje

Tomori është përgatitur gjatë këtyre ditëve për t’i bërë një mbyllje dinjitoze gjysmës së parë të kampionatit në transfertën e Pogradecit. Synimi është që të mos dalin pa pikë nga ky 90-minutësh.

MANELLARI

Mesfushori i Tomorit, Isi Manellari, për “Panorama Sport” premtoi lojë të ndershme dhe synon fitoren përballë skuadrës së vendlindjes.

“Nuk mund ta parashikoj lëvizjen time të mundshme gjatë merkatos së dimrit, edhe pse ofertat që kam marrë janë konkrete. Unë një gjë dua të them me siguri, që nesër (sot) do të luaj një ndeshje speciale ndaj skuadrës sime të vendlindjes, Pogradecit.

Dhe dua të siguroj se, së bashku me Baçin dhe Kasmollarin, do të zbresim në fushë dhe do të luajmë si profesionistë të vërtetë, pasi duam të tregohemi në nivelin më të lartë si futbollistë që i shërbejmë fanellës që kemi veshur.

Vendlindja nuk ndërrohet dhe as tjetërsohet për këdo, por për Tomorin, klubin, bashkinë, dhe ca më shumë për donatorin dhe tifozerinë beratase, unë dhe dy kolegët e mi, kemi respekt dhe detyrim maksimal, për mënyrën se si na kanë pritur dhe na kanë trajtuar financiarisht në Berat.

Kështu që, kuptohet qartë se nesër (sot) do t’i shërbejmë Tomorit për të mposhtur çdo sentimentalizëm apo ndonjë paragjykim, pasi do të rreshtohemi si kundërshtarë përballë Pogradecit. Kjo vlen vetëm 90 minutat e lojës”, ka përfunduar Manellari.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"