Përballja ndaj Francës, tifozët rikthejnë në stadium Vangjelin dhe Xhakën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2019 | 15:27

Përballja ndaj Francës, tifozët rikthejnë në stadium Vangjelin dhe Xhakën

Fakti që në stadium ishin shumë tifozë që nuk janë fanatikë të Kombëtares, krijoi një situatë gazmore në stadium përpara ndeshjes me Francën.

stadiumi arena kombetare tifozet

Në momentin që spikeri i stadiumit po thoshte emrat e lojtarëve dhe tifozët duhet të thoshin mbiemrat, ndodhi çudia te Kristi Qose dhe Taulant Seferi. Për të parin tifozët bërtitën mbiemrin Vangjeli, referuar ish-mbrojtësit Kristi Vangjeli dhe për të dytin Xhaka.

Gjysma e stadiumit u mundua që të thoshte mbiemrat ashtu siç duheshin, por në fakt ishin më të shumtë ata që u ngatërruan. Ndoshta edhe për faktin se janë dy lojtarë të rinj dhe të afruar në vitin e fundit në Kombëtare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"