Përballja kundër cërrikasve, flet trajneri i Korabit: Kujdes me Turbinën, çdo ndeshje…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 1, 2022 | 11:45

Përballja kundër cërrikasve, flet trajneri i Korabit: Kujdes me Turbinën, çdo ndeshje…

Korabi kërkon fitoren e dytë seoznale. Zyrtarisht nuk e njohin humbjen, e megjithatë në shtëpi nuk mund të mjaftohen me barazimin.

Kumbarce

Dibranët presin Turbinën dhe llogaritë janë të qartë. Skuadra vetëm dje është kthyer në Peshkopi, fill pasi mbylli përgatitjet në kryeqytet (ku edhe stërviten gjatë javës).

Shpendi Kumbarçe tregohet si gjithnjë i matur në deklaratat e tij. Trajneri kërkon që të mos nënvlerësohen cërrikasit, ndërsa për gazetën thotë:

“Çdo ndeshje ka specifikën e vet, pasi në fund të fundit secili ekip ka pretendimet e veta dhe të gjithë luajnë për diçka.

Turbina pastaj nuk duhet nënvlerësuar, ndaj dhe ne kemi punuar me seriozitet gjatë gjithë javës, si në aspektin fizik dhe atë teknik.

Nuk kemi mungesa, ndaj do të mundohemi të shfrytëzojmë faktorin fushë, ndërkohë që do të kemi dhe mbështetjen e tifozërisë sonë”.

FATMIR ZHUZHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"