Për Rodrigon nuk ka pushim, gati kundër Majorkës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 13, 2024 | 14:11

Për Rodrigon nuk ka pushim, gati kundër Majorkës

Sulmuesi brazilian i Real Madrid Rodrigo, pas paraqitjes fantastike kundër Mançester Sitit në Ligën e Kampionëve, iu desh t’i nënshtrohet fatit të keq, duke pësuar dëmtim ditën e enjte në qendrën stërvitore.

rodrigo

Po nga “Marca” bëhet e ditur se stafi mjekësor i ka dhënë “dritën e gjelbërt” trajneri Karlo Ançeloti për ta inkuadruar në lojë kundër Majorkës. Me shumë mundësi nuk pritet që 23-vjeçari ta nis nga minutat e para, pasi gjendja fizike nuk është optimale. Rëndësia e shërbimeve të Rodrigos në periudhën aktuale janë më shumë se kurrë fontamenale. Ai numëron 16 gola dhe 8 asiste në harkun e 43 takimeve.

Real Madrid udhëton në Majorka ditën e sotme, për të vijuar më pas në Mançester, ndërsa rikthehet në “Santiago Bernabeu” kundër Barçës në 21 prill.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"