“Pata shansin për të shkuar te Çelsi dhe Siti”, Van Dajk: Ja pse zgjodha Liverpulin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 6, 2020 | 17:24


“Pata shansin për të shkuar te Çelsi dhe Siti”, Van Dajk: Ja pse zgjodha Liverpulin

Virxhil Van Dajk injoroi një transferim të mundshëm te Siti, vetëm sepse preferonte të punonte me Jyrgen Klopin. Holandezi u bë mbrojtësi më i shtrenjtë në historinë e futbollit në janar 2018 kur u transferua nga Sauthemptoni në Liverpul për 75 milionë paund.

van dijk

“Unë pata shansin për të shkuar te Çelsi dhe Siti. Kur krahason klubet, ti shikon historinë, qytetin, skuadrën, planet e tyre për të ardhmen e afërt. Por gjëja më e rëndësishme që ti vlerëson është trajneri dhe Jyrgen Klop është arsyeja më e rëndësishme përse unë zgjodha Liverpulin.

Van Dijk

Klop ka diçka speciale. A është energjia  e tij? A është imazhi në tërësi? Ndonjëherë ulem dhe mendoj se çfarë ka ai më shumë se të tjerët”.

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com