“Pas tërmetit lojtarët nuk e kishin mendjen te stërvitja”, Shkëmbi: Skënderbeu kundërshtar i vështirë, por ne…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 14:51

“Pas tërmetit lojtarët nuk e kishin mendjen te stërvitja”, Shkëmbi: Skënderbeu kundërshtar i vështirë, por ne…

Tetuta do të presë Skënderbeun ditën e nesërme në “Niko Dovana”, në një ndeshje ku durrsakët do të kërkojë të rikthehen tek fitorja pas 5 ndeshjeve.bledi shkembi

Në prag të kësaj ndeshje, para mediave ka dalë trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi. Tekniku korçar e ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, por është shprehur se do të hyjnë në fushë për të marrë maksimumin.

Situata e vështirë nga tërmet?  “Ka qenë moment i vështirë për të gjithë lojtarët dhe qytetin e Durrësit. Dita-ditës kemi punuar, kemi qenë bashkë dhe shpresoj që kemi bëmë më të mirën në aspektin psikologjik. Kjo periudhë e pushimit nuk ndikon mirë për çdo gjë. Ishte e ndikuar nga ajo tragjedi që ndodhi. Ka ndikuar të rikuperohet ndonjë lojtar dhe shpresoj të jenë të gjithë në maksimumin nesër.

Ditën e parë e kuptova shumë mirë se çfarë ndjenin lojtarët dhe çfarë kishin në mendjet e tyre. I pashë të shokuar. Pashë një ekip që nuk e kishte mendjen te stërvitja, por tek ajo që kishte ndodhur me tërmetin. Ditët e fundit kam parë dëshirë tjetër, përqendrim, një ekip që është mësuar të stërvitet. Uroj të jetë hera e fundit që ndodh një situatë e tillë. Ka qenë një moment shumë të vështirë.”

Tifozët? “Ne duhet të bashkohemi të gjithë bashkë për të kaluar këtë situatë të vështirë. Futbollistët dhe klubi janë solidarizuar për ta bërë sa më pak të dhimbshme këtë situatë. Shpresojmë që tifozët, të paktën ditën e nesërme të jenë të shumtë në numër, për t’u solidarizuar me qytetin.”

tEUTA

Kundërshtari? “Pres një ndeshje të vështirë ndaj Skënderbeut. Duhet të kemi motivim të madh për të fituar. Përballë kemi një kundërshtar që po paraqitet shumë mirë, këtë e kam thënë shpesh herë. Ata vijnë pas një periudhe shumë të mirë me rezultate pozitive, por në mendojmë të marrim vetëm maksimumin. Pavarësisht rezultateve, mendoj se kemi zhvilluar ndeshje të mira.

Kemi pasur raste tona, por nuk ia kemi dalë të shënojmë. Sigurisht që nesër duhet të bëjmë diçka ndryshe, duhet të bëjmë mbi maksimumin. Nuk duhet të ketë asnjë justifikim për çfarë ka ndodhur. Duhet të mendojmë për ndeshjen dhe të marrim tre pikët.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"