Pas merkatos, Tare me një mision të ri. Drejtori shqiptar gati të rinovojë me yjet e Lacios

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 5, 2018 | 19:16

Pas merkatos, Tare me një mision të ri. Drejtori shqiptar gati të rinovojë me yjet e Lacios

Teksa kampionati italian i ka lënë vendin ndeshjeve të kombëtareve, drejtuesit e Lacios, janë të gjithë në punë për të mbaruar punë me rinovimet e lojtarëve. Drejtori sportiv, Igli Tare, si dhe presidenti Klaudio Lotito, kanë vendosur të rinovojnë kontratat me disa prej yjeve të ekipit.

tare-savic

I pari është sulmuesi Çiro Imobile, të cilit i është ofruar një kontratë deri në verën e vitit 2023 dhe një pagesë prej 3 milionë eurosh në sezon, paga më e lartë që Lazio ka paguar ndonjëherë, në epokën Lotitto.

E njëjta gjë po diskutohet edhe me mesfushorin serb, Milinkoviç-Saviç. Për këtë të fundit, kishte shumë interes këtë merkato vere, dhe tashmë, dyshja Lotito-Tare, po nxiton t’i rinovojë kontratën, bashkë edhe me klauzolën 150 mln euro. Kjo është edhe klauzola që kundërshtohet nga menaxherët e Milinkoviç, pasi jo shumë skuadra janë të gatshme ta paguajnë këtë klauzolë. Në listën e rinovimeve ka përfunduar edhe fantazisti spanjoll Luis Alberto, i cili pas një sezoni si protagonist vitin e kaluar, shënoi golin e fitores së parë të bardhekaltërve në Serinë A, në fitoren minimale 1-0 ndaj Frosinones.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"