Partizani u mposht në shtëpi nga Teuta, shikoni lojtarët më të mirë dhe ata më pak aktivë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 21:02

Partizani u mposht në shtëpi nga Teuta, shikoni lojtarët më të mirë dhe ata më pak aktivë

Teuta mori një trepikësh me vlerë në kryeqytet dhe kjo erdhi falë golit që shënoi Sherif Kallaku, i cili meriton të jetë edhe njeriu i ndeshjes për durrsakët.Teuta goli ndaj Partizanit

Paraqitje të mira bëri edhe portieri Frashëri, i cili në disa raste u tregua shpëtimtar, kryesisht në minutën e tetë ku ndali gjuajtjen e Braunit pas gabimit që bënë dy qendërmbrojtësit e Teutës.

Partizanin ku ta prekësh i dhemb. Kjo gjë u pa edhe dje, ku sulmuesit janë thjesht për numër në fushë, pasi e kanë humbur instinktin e shënimit të golit. Këtë e tregoi Braun në pjesën e parë, por edhe Solomon në të dytën.Partizani-Teuta 1-0

Por edhe të tjerët në sinkron me ata ishin. Mbrojtja e ka humbur busullën, ku në rastin e vetëm të rrezikshëm, Boldor, Belica dhe portieri Hoxha nuk arrijnë të koordinohen dhe i ndëshkoi dyshja Gomes-Kallaku.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"