Partizani në kulmin e fazës përgatitore, skuadra e Dajës mat forcën me ekipin e Kategorisë së Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 29, 2020 | 14:33

Partizani në kulmin e fazës përgatitore, skuadra e Dajës mat forcën me ekipin e Kategorisë së Parë

Partizani ndodhet në kulmin e fazës përgatitore, ku që në fillim të kësaj jave skuadra e drejtuar nga trajneri Ilir Daja është zhvendosur në Ohër. Deri më tani të kuqtë kanë luajtur tri ndeshje miqësore, 0-0 me Korabin, 1-0 i ka mundur Egnatia dhe kanë fituar 2-0 me Partizanin B, por në plan janë edhe 3 sfida të tjera.

Partizani B

Sot skuadra e Dajës do të masë forcat me Pogradecin, takim i cili është planifikuar të luhet në orën 17:30. Ndërsa gjatë javës tjetër do të zhvillojnë edhe dy miqësore të tjera. Të mërkurën është planifikuar përballja me Pelisterin, ndërsa në mbyllje të fazës, të shtunën e 5 shtatorit, do të ndeshen me Strugën, të dyja këto skuadra që luajnë në elitën e futbollit maqedonas.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"