Partizani me grup të plotë/ Asani rikthehet titullar, Daja “fikson” formacionin për sfidën ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2021 | 12:21

Partizani me grup të plotë/ Asani rikthehet titullar, Daja “fikson” formacionin për sfidën ndaj Kukësit

Partizani dhe Kukësi do përballen në “Elbasan Arena” të dielën, sfidë që starton në orën 16:00. Ky takim vlen për javën e 20-të të Kategorisë Superiore dhe është pa diskutim kryendeshja e javës.

Partizani

Trajneri Ilir Daja ka në dispozicion të gjithë lojtarët, pasi te Partizani, nuk ka as dëmtime e as pezullime nga kartonët, gjë që nuk ka ndodhur thuajse aspak gjatë gjithë sezonit. Trajneri kryeqytetas pritet të kthejë në formacion Jasir Asanin, mesfushorin 25-vjeçar që e nisi nga stoli ndeshjen e fundit me Kastriotin.

daja kalari

Edhe pse luajti pak minuta në fushë, Asani arriti të shënojë gol dhe të dhurojë asist në golin e tretë, të shënuar nga Lukas Kardozo. Në portë do të jetë kapiteni dhe lideri i skuadrës, Alban Hoxha.

Në mbrojtjen me katër futbollistë, Bitri dhe Belica do të luajnë në qendër, ndërsa Hakaj e Mala nga krahët, me këtë të fundit që pritet të ulë në stol Hektor Idrizajn. Murataj, Broja dhe Bardhi do të përbëjnë repartin e mesfushës, ndërsa Melo dhe Asani do të luajnë nga krahët. Stenio Junior do të jetë në majë të sulmit.

Partizani

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"