“Partizani ka ardhur në rritje”, flet Mala: Ja cilat janë ëndrrat e mia

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 19, 2019 | 23:29

“Partizani ka ardhur në rritje”, flet Mala: Ja cilat janë ëndrrat e mia

Esat Mala, lojtari i Partizanit, ishte i ftuar në emisionin e “Supersport”, “Zona Gol”, ku ka folur për ndeshjen e sotme me Vllazninë, përshtatjen në role të ndryshme dhe se çfarë po ndryshon tek Partizani.  Ai është shprehur se ëndrra e tij është të luajë në një ligë të fortë europiane dhe pse jo në Ligën e Kampionëve.

bandicam 2019-10-19 23-19-11-445

Tifoz me kë? “Unë jam tifoz me Milanin. Juventusi nga ana tjetër ka vite që dominon, ndërsa sot e pamë që hasi vështirësi”.

Përshtatja në role? “Kur je lojtar krahu je i ambientuar. Por, mbrojtës është më e vështirë, pasi nuk përmbahes dhe del përpara. Unë luaj më mirë në sulm, por do të përshtatem aty ku do trajneri”.

Loja ndaj Vllaznisë? “Bëmë një ndeshje të luftuar. E nisëm mirë, por pas golit ramë në gjumë dhe u barazuam. U mundam më vonë të bënim lojë, të krijonim volum. Sa të kënaqin golat në minutat e fundit, s’të kënaqin golat e tjerë. Jam i kënaqur, loja ka ardhur në ngritje. Jemi në rrugë të mbarë”.

Çfarë ndryshon te Partizani? “Loja ka ardhur në ngritje, siç e thashë, pasi kemi kuptuar çfarë do trajneri dhe po kuptojmë skemat e tij”.

Rivalët? “Mendoj se javët e para, skuadrat kanë treguar që të gjitha se janë aty-aty. Tirana, Kukësi, Teuta dhe Bylisi kanë treguar se janë mirë deri tani”.

Treshja BAM? “Ishte një treshe e mirë, pasi vraponim shumë.. Më mungon sepse jam mësuar të luajë me atë, por ky është futbolli dhe duhet të përshtatesh”.

Është më i fortë ky Partizan se ai vitin e shkuar? “Nuk mund të gjykojë se cili Partizan është më i mirë. Ngelet te ana e publikut të gjykojë se kush është më i mirë”.

Ëndrrat? Ëndrra ime është të luajë në një ligë të fortë europiane dhe në Ligën e Kampionave”.

Kombëtarja A? “E kam ëndërr që të luajë dhe të vesh fanellën e Kombëtares A, si çdo lojtar i Shpresave”.

/PANORAMASPORT.AL/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"